Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Krahasimi që bën Besa tmerron ndjekësit e saj!

(Foto) Krahasimi që bën Besa tmerron ndjekësit e saj!
November 25
19:17 2016

Këngëtarja Besa Kokëdhima, përveç karrierës dhe fotografive që ndan në Instagram prej koncerteve apo klipeve të saj, i ka treguar vazhdimisht publikut mbi ndjeshmërinë e saj në lidhje me kafshët.

Dashuria për kafshët shpesh e ka bërë Besën të jetë shumë sensibilizuese ndaj kauzave që prek ato, si dhe duke promovuar dietën vegjetariane për të gjithë. Por këtë herë duket se Besa e ka tejkaluar pak, duke postuar një fotografi ku në një tepsi shfaqet një fëmijë i vogël i vendosur në furrë. “Do ta bënit këtë? Atëherë mos i hani kafshët!” – ka shkruar ajo.

besa

Mirëpo, edhe pse kauza e Besës është e mirë, ky krahasim nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve të saj, të cilët kanë filluar të reagojnë se ajo fotografi është e tmerrshme dhe se nuk duhet të postojë të tilla gjëra. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje