Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Konfirmohet: Rita Ora dhe Luis Hamilton janë bashkë!

July 07
17:36 2016

...

Është përfolur në portale online dhe rrjete sociale për një lidhje të mundshme mes yllit botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe një prej garuesve më të suksesshëm të “Formula 1”, Luis Hamilton. Mirëpo asgjë nuk ishte e konfirmuar pasi nuk qarkullonin ende fotografi të të dyve.

Por duket se çifti ka dalë “zbuluar” pasi kanë pushuar bashkë në një kompleks të quajtur “D’Olicinium” në Ulqin. Portali Ul-Info madje ka zbuluar një fotografi të çiftit bashkë me pronarin e kompleksit.

Më tej i njëjti burim ka treguar se ylli i “Formula 1” ka tentuar të bëjë sërf duke qenë se ofrohet në këtë kompleks, por nuk kishte erë të mjaftueshme për të kryer këtë sport.

Thënë këtë, edhe pse Rita Ora dhe Luis Hamilton nuk kanë pëlqyer ta bëjnë publike marrëdhënien e tyre, ata janë duke kaluar disa momente të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Komento
Shperndaje