Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Klea Huta feston sot ditëlindjen. Ja surpriza e veçantë që i kanë bërë pas mesnate

July 13
11:29 2016

Prezantuesja bukuroshe e konkursit të talenteve të vegjël “Gjeniu i vogël”, Klea Huta, feston sot 23-vjetorin e lindjes. Vetëm pak minuta pas mesnate, me hyrjen e ditëlindjes së saj, miqtë e afërt kanë vendosur ta surprizojnë në një mënyrë shumë origjinale.

Fishekzjarrë të shumta kanë shpërthyer ndërkohë që Klea i ka ndarë këto çaste emocionuese për të me ndjekësit e saj në Snapchat. “Best b-day surprise (surpriza më e bukur për ditëlindje)” – ka shkruar Klea ndërkohë që atmosfera duket vërtet e ngrohtë.

Më tej ajo ka postuar edhe një foto ku mbi makinë duken edhe buqetat me lule që i kanë dhuruar të pranishmit bashkë me tortën e ditëlindjes.

Kjo festë surprizë ka qenë vërtet e ëmbël, njësoj siç Klea shfaqet në ekranin e televizorit. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë moderatores një jetë të lumtur e me plot suksese në karrierën e saj, e cila duhet thënë se duket vërtet premtuese!

Shperndaje