Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kjo është fansja më e madhe e Yll Limanit, qan sa herë që e sheh!

(Foto) Kjo është fansja më e madhe e Yll Limanit, qan sa herë që e sheh!
February 21
18:45 2017

Thonë se nipërit dhe mbesat për gjyshërit dhe gjyshet janë mjalti i mjaltit. Kjo shprehje duket se është shumë reale për Yll Limanin, këngëtarin e njohur nga Kosova që ndonëse i ri në showbiz numëron shumë fansa.

Një prej fansave të tij të zjarrtë është gjyshja e tij, e cila sa herë e sheh në televizor, aq herë qan me këngët e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me baladën e tij të fundit “Shiu”. Gjyshja e tij është emocionuar nga kënga romantike e nipit të saj dhe Ylli e ka ndarë këtë moment me fansat e tij në rrjetet sociale.

Përveçse emocionohet me projektet muzikore të nipit të saj, jemi të bindur që ajo ndihet edhe krenare për të./Blitz.al

Komento
Shperndaje