Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kjo është dhurata e parë publike e teze Lori Hoxhës për nipin e saj…

September 16
14:18 2016

Sa më tepër kalojnë ditët, aq më shumë afrohet edhe momenti kur djali i Sara Hoxhës dhe moderatorit Ledion Liço do të vijë në jetë. Sigurisht, siç edhe ishte pritur, një nga personat që me zor po e pret ardhjen në jetë të vogëlushit është Lori Hoxha, e cila ka nisur seriozisht me përgatitjet për nipin e saj.

Në një postim në Instagram përpara pak minutash ajo ka postuar një fotografi të një palë atleteve “Yeezy” që janë shumë të famshme, por ky është versioni për fëmijë. “Yeezy të vogla për të voglin tim”, – ka shkruar si diçiturë teze Lori.

Ndërkohë ne po imagjinojmë se sa bukur do të duket vogëlushi me këto atlete, që janë shumë të dashura për të gjithë! /Blitz.al/

Shperndaje