Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kim Kardashian ka ndryshuar një herë e përgjithmonë trendin e xhinseve

June 27
14:08 2016

...

Mendoni se keni parë çdo lloj apo kombinim xhinsesh? Epo, të gjithë kështu mendonim deri tani. Por, mesa duket, Kim Kardashian ka vendosur të bëjë “revolucion” edhe për sa i përket mënyrës se si mund të vishen xhinset. Në një dalje rastësore, tepër “casual”, Kim është shfaqur e veshur me një palë çizme-xhins, shoqëruar me një këmishë të thjeshtë më të madhe se numri i saj i zakonshëm.

Nëse arrini t’i shikoni me kujdes çizmet-xhins do të vëreni se ato jo vetëm që kanë ngjyrën e xhinseve por edhe materialin. Ndërkohë që këpucët xhins nuk janë më një lajm i ri, çizmet xhins nuk ishin imagjinuar ende se do të dilnin në treg.

Me shumë mundësi kjo tashmë do të kthehet në një trend; mund të imagjinoni sa bukur do të dukeshin këto çizme të reja me pantallona të shkurtra apo minifunde. E kur të gjithë të çmenden nga këto çizme, mos harroni se këtë risi e nisi Kim Kardashian!

Komento
Shperndaje