Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kim Kardashian dhe vogëlushja North kanë surprizuar Kanye West në një mënyrë origjinale

September 06
09:26 2016

Të hënën në mbrëmje, Kanye West ka pasur koncertin e tij të radhës në “Madison Square Garden” dhe përveç faktit se të pranishmit kanë qenë më të shumtë se çdo herë në numër, një tjetër surprizë e këndshme për të ka qenë ajo që Kim dhe vogëlushja e tyre, North West, kanë vendosur t’i bëjnë Kanye-t.

Ato të dyja janë kombinuar duke veshur pothuajse të njëjtin fustan, veçse e kanë adoptuar në mënyrë të atillë që Kim të ngjajë si një zonjë e vërtetë dhe North si një vogëlushe lozonjare. Ato kanë preferuar të vishen në ngjyrën e argjendtë, e cila shkëlqen nga punimi me temina. Në fakt, kjo ngjyrë ka qenë në kulmin e vet këtë sezon.

Duhet thënë se menjëherë North West ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve, të cilët janë shprehur me komente shumë pozitive edhe në rrjete sociale. Këtë herë Kim ka zgjedhur një mënyrë origjinale jo vetëm për të surprizuar bashkëshortin, por edhe për t’u treguar mediave se martesa e tyre vazhdon të jetë e lumtur si më parë. /Blitz.al/

Shperndaje