Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Këngëtarja Alanis Morissette shtatzënë, publikon foto nudo

(Foto) Këngëtarja Alanis Morissette shtatzënë, publikon foto nudo
June 30
20:11 2016

Në muajin shkurt, këngëtarja e mirënjohur Alanis Morissette zbuloi në mënyrë të çuditshme dhe origjinale për ndjekësit e saj lajmin se ishte shtatzënë për herë të dytë, nëpërmjet një videoje të postuar në kanalin e saj në Youtube, ku rrëfente historinë e dashurisë së saj dhe të familjes.

Sot në rrjetet sociale ajo i ka përditësuar ndjekësit e saj rreth shëndetit po në një mënyrë të veçantë, me një fotografi plotësisht nudo, në ujin e një pishine.

42-vjeçarja është martuar me Mario “Souleye” Treadway, me të cilin ka një fëmijë 5 vjeç, Ever Imre.

Në të shkuarën ajo ka vuajtur nga depresioni pas lindjes, që e kujton si një kapitull të errët të jetës, që arriti ta mundë vetëm falë qëndrimit afër të familjes e të bashkëshortit.

Etiketimet
Shperndaje