Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Katy Perry-t i bën surprizën më të papritur fanses së sëmurë

(Foto) Katy Perry-t i bën surprizën më të papritur fanses së sëmurë
August 01
17:25 2018

Të martën e kësaj jave, Katy Perry kishte të programuar në turin e saj një koncert në Australi, në të cilin do të mungonte një fanse e saj shumë e veçantë, 8-vjecarja Grace Moores, e cila fatkeqësisht nuk mund të ishte e pranishme për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Vogëlushja, një adhuruese e madhe e këngëtares që nga mosha 3-vjecare, kishte shumë kohë që priste për koncertin e yllit amerikan, që nga muaji prill përpara se të diagnostikohej me kancer. Ishte pikërisht motra e saj Tiana, e cila e postoi këtë në Twitter, shoqëruar dhe me hashtagun #HelpGraceMeeetKatyPerrry, e brenda pak kohësh postimi i saj arriti të shpërndahet rreth 20,000 herë duke i rënë në sy edhe ekipit të vetë Katy Perryt, të cilët e kontaktuan menjëherë 16-vjecaren.

“Ajo erdhi me makinat e saj të mëdha ditën e hënë, Grace ishte e shokuar dhe pa fjalë”, – shprehet Taina – “Më pas i përshëndeti të gjithë dhe menjëherë filloi të kalonte kohë me Grace, madje i kërkoi t’i bënte dhe një tur përreth shtëpisë”.

Por jo vetëm kaq, mesa duket Katy i kërkoi fanses speciale t`i thoshte 3 këngët e saj të preferuara nga këngëtarja dhe ajo ia këndoi në version akustik; pikërisht këngët “Roar”, “Firework” dhe “Chained to the Rhythm”, duke i plotësuar ëndrrën e një jete. E pas kësaj  postuan dhe disa foto në rrjetet sociale, sidmos në Snapchat, jo vetëm nga Taina por dhe nga pop star-i, e cila ndau një foto të Grace me bluzen e firmosur nga ajo dhe me mbishkrimin “Modeli im i ri në jetë”.

Shpesh Katy Perry kritikohet nga ndjekësit e saj për veprimet apo dhe këngët jo dhe aq të përshtatshme, apo dhe për skandalet e zakonshme, por kjo surprizë padyshim është për t’u duartrokitur e promovuar pasi fundja, nëse artistët nuk bëjnë të lumtur fansat e tyre, sidomos si Grace, kë duhet të bëjnë tjetër? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje