Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kalendari i ri i Pirelli-t prezanton yjet e Hollywood-it pa “photoshop”

(Foto) Kalendari i ri i Pirelli-t prezanton yjet e Hollywood-it pa “photoshop”
November 30
08:58 2016

Është viti i dytë radhazi që Pirelli përpiqet të largohet nga e zakonshmja dhe të bëjë diçka ndryshe në kalendarin e tij. Vitin e kaluar ai krijoi një kalendar ku morën pjesë femra të moshave të ndryshme, ndërkohë që këtë vit ai ka preferuar të zbulojë një anë tjetër të yjeve të Hollywood-it. Pirelli ka zgjedhur disa nga femrat më influencuese të industrisë për të bërë një kalendar me ngjyrat bardh e zi e ku nuk do të përdoret aspak “photoshop”.

Femrat e përzgjedhura për këtë kalendar të veçantë janë  Nicole Kidman, Lupita Nyong’o, Uma Thurman, Lea Seydoux, Rooney Mara, Kate Winslet, Robin Wright, Julianne Moore, Alicia Vikander, Charlotte Rampling, Zhang Ziyi, Penelope Cruz, Jessica Chastain dhe Helen Mirren. Të gjitha këtyre femrave, Pirelli është munduar t’u nxjerrë në pah bukurinë natyrale dhe atë çka fshehin me të vërtetë nën lëkurë, ndaj dhe kalendari quhet “Emotional”.

ith

jessicq

ju7lian

nicol

robi

“Bukuria është kthyer vetëm në interes komercial si pasojë e revistave. Femrat në to po zhvishen nga çdo eksperiencë që kanë kaluar dhe nga gjithçka kanë. Unë dua të kundërtën e kësaj. Këto janë femrat që unë dua dhe adhuroj më shumë në botë, ato janë emocionale dhe dua të tregoj pikërisht këtë”, – është shprehur fotografi Lindbergh gjatë një konference në Paris.

“Sigurisht që është një betejë e vështirë, pasi syri ynë tani është mësuar ndryshe. Është mësuar me “photoshop”. Do të dojë pak kohë që t’i rikthehemi të vërtetës dhe të shohim shpirtin edhe nëpërmjet një fotografie”, – ka vazhduar ai.

Edhe femrat që kanë pozuar kanë treguar se janë ndierë femra të vërteta gjatë gjithë setit fotografik dhe e ndiejnë veten pjesë të një revolucioni në imazh dhe edukatën që duhet të kemi karshi të bukurës…/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje