Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Justin Timberlake në telashe me policinë vetëm prej një “selfie”?

(Foto) Justin Timberlake në telashe me policinë vetëm prej një “selfie”?
October 26
09:56 2016

Përpara dy ditësh u dha lajmi se Justin Timberlake do të ndiqej penalisht sepse postoi një “selfie” nga vendi ku do të votonte dhe kjo është diçka e palejuar. Ai ka shkrepur fotografinë dhe ka shkruar: “Dilni dhe votoni, bëni detyrën tuaj si qytetarë!”.

timberlake-large_transqvzuuqpflyliwib6ntmjwfsvwez_ven7c6bhu2jjnt8

Mirëpo shefi i policisë, Shelby Country, lajmëroi sot se në fakt investigimi që iu bë Justin Timberlake nuk ishte korrekt. “Momentalisht jam në një konferencë jashtë zyre, por askush nuk po merret me këtë çështje tani sepse investigimi ynë nuk mbahet vetëm nëpërmjet Instagram-it, ndaj mos u informoni gabim”, – ka përfunduar ai.

Ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim nga avokati i Justin Timberlake, i cili është shprehur vetëm se është i gatshëm të mbrojë klientin e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje