Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ja shtëpia përrallore që Kendall Jenner bleu në Los Angeles

July 17
13:48 2016

Vetëm disa javë pasi Kylie Jenner lëvizi në një shtëpi të re në Los Angeles, motra e saj, supermodelja Kendall Jenner gjithashtu bleu një shtëpi të re.

Ajo bleu rezidencën e saj të re në perëndim të Hollywood-it nga aktorja Emily Blunt dhe bashkëshorti i saj John Krasinki – dhe duhet të theksojmë se nuk do duhej të ndryshohej asgjë nga dekori që ata po lënë pas.

Shtëpia zotëron 6 dhoma dhe 4 tualete të shpërndara në 3 kate, në një sipërfaqe prej 4,800 metrash katrorë. Stili bashkëkohor, i cili i mori Emily-t dhe John-it 3 vite për t’u përfunduar, përmban shumë mermer, ngjyra neutrale dhe shumë dritë natyrale nga dritaret që ndodhen në tavan. Shtëpia ka gjithashtu një pishinë, kinema, palestër dhe një dhomë masazhi.

Kjo rezidencë në Hollywood i ka kushtuar Kendall-it – kontratat e modelingut të së cilës kanë qenë me markat më të njohura si: Calvin Klein, Fendi dhe Estee Lauder -, rreth 6.5 milionë $ dhe do të jetë një hap i madh i kalimit nga apartamenti i saj aktual me dy dhoma.

Emily dhe John ndërkohë janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe po planifikojnë të lëvizin në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Etiketimet
Shperndaje