Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foto/ Italia, e preferuara e VIP-ave shqiptarë

Foto/ Italia, e preferuara e VIP-ave shqiptarë
November 12
14:03 2016

Italia mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera për shqiptarët. Kjo jo vetëm për afërsinë gjeografike, por edhe për mundësitë që ky vend ofron.

Vendi fqinj duket se është i preferuari edhe i VIP-ave shqiptarë për të kaluar fundjavën. Nëse u hedh një sy fotove të tyre në Instagram shohim që Milano e Firence janë qytetet që ata kanë zgjedhur të vizitojnë.

Capital T

Reperi i njohur ka zgjedhur Firencen për të kaluar një ditë ndryshe. Ai e cilëson Italinë si një nga vendet më të bukura për të vizituar.

capital

Enca

Këngëtarja e hitit “Bow Down”, Enca Haxhia, ndodhet në Milano. E sigurisht që nuk mund të mungonte një foto e saj nga “Piazza Duomo”. Ja tek e shohim këngëtaren teksa pozon në mënyrë seksi nga katedralja e famshme e kryeqytetit italian të modës.

15058055_10210533317027130_771420551_n

Endrit Mërtiri dhe modelja Elena Lika

Italia dhe në veçanti Milano kanë qenë gjithnjë muzë frymëzimi për fotografin Endrit Mërtiri. Edhe setin e ri fotografik ai ka zgjedhur ta realizojë pikërisht në këtë vend. Veç punës, fotografi i njohur dhe modelja Elena Lika i kanë lejuar vetes disa momente pushimi.

14997094_10210533317067131_1569638153_n

Blitz.al

Komento
Shperndaje