Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Isli Islami nuk është më “single”?

September 02
22:12 2016

...

Mbrëmjen e sotme, moderatori i Top Channel Isli Islami, të cilin nga e hëna e 5 shtatorit do ta shihni në prezantimin e “Wake up” së bashku me Eno Popin, ka ndjekur një nga eventet e zhvilluara në kryeqytet. Ndryshe nga herët e tjera kur Islin e kemi parë në shoqërinë e miqve, këtë herë eshtë parë nën shoqërinë e një vajze simpatike e të panjohur për ne.

Isli dhe vajza e veshur me shumë stil, kanë ardhur bashkë në këtë event dhe Blitz.al ka arritur të sigurojë disa foto në të cilat ata shfaqen duke biseduar e mesa duket po ia kalojnë bukur bashkë.

Nuk e dimë nëse vajza është e dashura e Islit, por dy të rinjtë janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin dhe duken mjaft  bukur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje