Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ish-ambasadori Alexander Arvizu kthehet në Shqipëri

September 24
22:40 2016

Mbrëmjen e sotme, në ambientet e një restoranti në Tiranë është parë të darkojë një njohje e vjetër e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Alexander Arvizu. Ai është fotografuar në shoqërinë e një grupi të madh njerëzish, të cilët janë ish-pjesëtarët e stafit të tij në Ambasadën Amerikane.

Mesa duket pra, Arvizun e ka marrë malli për periudhën e kaluar në vendin tonë, gjë që e ka shtyrë të rikthehet për të takuar njerëzit me të cilët bashkëpunoi.

Kujtojmë se Alexander Arvizu e mbajti detyrën e ambasadorit në Shqipëri nga viti 2010 deri në vitin 2014. /Blitz.al/

Shperndaje