Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Irina Shayk në plazh, komentuesit: “Ke zmadhuar gjoksin apo ke veshur bikini më të vogla?”

July 21
17:02 2016

Irina Shayk është fotografuar me të dashurin e saj Bradley Cooper duke kaluar disa pushime romantike në liqenin Garda, në Itali.

Ata janë dukur mjaft mirë pranë njëri-tjetrit, teksa kanë preferuar të pushojnë në një zonë të qetë dhe private për të marrë rreze dielli.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen e mediave është pamja e Irina-s. Sigurisht, trupi i saj prej modeleje bën që sytë të kthehen tek ajo, por këtë herë komentuesit në rrjete sociale kanë folur më tepër mbi bikinit e verdha që ajo kishte zgjedhur të vishte. Në pjesën e sipërme, gjoksi i modeles duket i një përmase më të madhe si zakonisht, fakt ky që ka ngritur dyshime te ndjekësit e saj nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale apo thjesht ka zgjedhur një palë bikini me masë më të vogël për të nxjerrë në pah hiret e saj.

Deri në momentin që Irina do të konfirmojë apo hedhë poshtë këto fjalë, ne jemi në pritje. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Irina duket në formë shumë të mirë dhe lidhja e saj me Cooper është gjithashtu e lumtur.

 

Shperndaje