Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Incidenti në koncert i lë pasoja Flori Mumajesit…

July 20
11:36 2016

Tani që sezoni i verës është në kulmin e tij, edhe këngëtarët më në zë të momentit janë mjaft të angazhuar në koncerte dhe ture kudo ku ka shqiptarë.

Flori Mumajesi, i cili po shijon frytet e hiteve bashkëpunim me Ledri Vulën, “Beautiful” dhe “Nuk ma la” ka qenë dje i ftuar në ‘club’-in “Hangover Club” në Gjakovë. Sipas videove dhe fotove që vetë këngëtari ka shpërndarë në Instagram, duket se ka qenë një natë e suksesshme për të ku dhe pjesëmarrësit janë argëtuar pa masë.

Por fill pas postimeve nga ‘club’-i, ka qenë vetë Flori i cili ka shpërndarë një fotografi të këmbës së tij që duket se është dëmtuar gjatë koncertit.

Nuk e dimë nëse është thjesht “syri i keq” siç thonë zakonisht gojëdhënat shqiptare, apo këto janë disa nga vështirësitë e këtij profesioni i cili në pamje të parë duket mjaft argëtues por sigurisht ka edhe peripeci.

Ndërkohë që i urojmë shërim të shpejtë Flori Mumajesit, i themi gjithashtu që të bëjë kujdes me lëvizjet në skenë pasi njerëzit janë duke pritur me padurim performancat e tij të ardhshme deri në fund të sezonit.

 

Shperndaje