Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Hidhini një sy sallonit në shtëpinë e Kylie Jenner dhe zbuloni orendit super luksoze

(Foto) Hidhini një sy sallonit në shtëpinë e Kylie Jenner dhe zbuloni orendit super luksoze
March 27
13:51 2018

Kylie Jenner i ka habitur fansat e saj me aftësitë për të dizenjuar shtëpinë e saj. Ajo ka shpërndarë në Snapchat disa foto të ambienteve të brendshme të dhomës së ndjenjes duke hapur dyert për të gjithë ata që e ndjekin. Pamjet e dhomës dukeshin mbresëlënëse me një numër detajesh luksoze.

Në qëndër të saj ishtë një oxhak i rrethuar me mermer dhe sipër mban një vepër arti, e cila është shumë e rrallë sepse mund ta kenë vetëm 60 persona në të gjithë botën e cila aktualisht shitet nga 32.000 deri në 52.000 pound.

Një tjetë detaj shumë i mrekullueshëm është edhe tavolina prej qelqi e mbushur me fletë prej arid dhe një libër Taschen nga fotografi Bettina Rheims i cili kushton 450 pound. Dhoma përbëhet nga kolltuqe pelushi  dhe një kolltuk rrumbullak me një tavolinë unike prej ari e cila kushton 25.000 dollarë nga Zhipeng Tan.

Dhoma është shumë e bukur dhe shumë me stil, por jo e përshtatshme  për vajzën e saj Stormi e cila është gjithë kohës në lëvizje. Për këtë ajo ka menduar dhe ka krijuar një dhomë të cilën e ka zbuluar vetëm pak. Ajo ka pikturuar një zëmër rozë në murë, ka shpenzuar 3.500 dollarë për një tavolinë dhe arinj të bukur prej druri. Burime për  TMZ kanë treguar se produktet  janë nga druri i drejtpërdrejt i pemëve dhe ajo nuk ka përdorur produkte kimike.

Duket se Kylie është e fixuar pak orendive të shtëpisë dhe detajet janë parësore për të.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje