Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Harrojeni Rihanna-n “e shëndoshë”! Në Barbados, këngëtarja rikthehet në formën e dikurshme…

(Foto) Harrojeni Rihanna-n “e shëndoshë”! Në Barbados, këngëtarja rikthehet në formën e dikurshme…
August 10
15:35 2018

Pak kohë më pare, aludime të shumta qarkulluan se Rihanna mund të ishte shtatzënë për shkak të disa kileve të tepërta që binin në sy tek pamja e saj. Por këngëtarja i përballoi me shumë qetësi këto komente duke treguar se pesha e saj ndryshon shumë shpesh dhe këtë gjë nuk e ka aspak problem. Edhe pse e lumtur me kilogramët e shtuar, këtë verë Rihanna vendosi t’i rikthehej stërvitjes dhe tashmë rezultatet janë të dukshme. 30-vjeçarja festoi ditëlindjen e parukierit të saj në Barbados ditën e djeshme, ku u shfaq në plazh me bikini. Në një foto të publikuar nga mikesha e saj, kengëtarja dukej më në formë se kurrë, me rrobat e banjës që i tregonin barkun e sheshtë dhe kilogramët e hequr. Ky ndryshim i saj është vënë rë menjëherë dhe nga ndjekësit.

“E dashur, dukesh e mrekullueshme!” , “Riri kaq e dobët?!” , – ishin dy prej komenteve të fansave.

Rihanna u shpreh se tani do të tregohej më e kujdesshme për fizikun e saj.

“Do të rikthehem në palestër dhe shpresoj që të mos humbas të pasmet apo ijët. Do të humbas pak peshë, por jo të gjithën”, – është shprehur këngëtarja. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje