Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Granit Xhaka bëhet poet për këtë femër

(Foto) Granit Xhaka bëhet poet për këtë femër
November 14
11:43 2016

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë dhe bashkë me të vëllain kanë qenë në qendër të mediave, sidomos gjatë Kampionatit Europian të Futbollit Euro 2016. Aktualisht Graniti luan me ekipin e Arsenalit. Ai është aktiv në rrjete sociale dhe e shohim shpesh t’i dedikojë fjalë të përzemërta familjes së tij. Ditën e sotme, nëna e Granitit dhe Taulantit feston ditëlindjen. Djali i saj e ka uruar mes fjalësh të përzemërta nënën e tij në një status në Facebook. Nuk bëhet fjalë vetëm për një urim të thjeshtë, por për një poezi.

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër
Nuk ekziston fjalë në botë që e ndrroj veq me një emër
Nuk ka dashni në botë që e ma e madhe mund të jetë
Nëse ty nuk të kam kjo botë qfar vlere mund të ketë
Për dhimbjen ma tvogël emrin tënd e thirri
Por edhe ty të jap lajme kur jam më së miri
Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e ksaj bote
Se dashuri pa hile është veq dashuria jote
Me një fjal në fund po e mbylli këtë poezi
Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty”,- shkruan futbollisti shqiptar.

mamaja-e-granitit

Kujtojmë se  nëna e dy futbollistëve  bë e njohur për të gjithë gjatë Euro 2016 në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, në të cilën dy vëllezërit luanin kundër njëri-tjetrit. Nëna bëri tifo për të dyja skuadrat dhe mbante të veshur një bluzë ku gjysma ishte flamuri kuq e zi, pjesa tjetër flamuri zviceran./Blitz.al/

granit

Komento
Shperndaje