Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Gishtat lart! Kardashians festojnë ditëlindjen e 21-të të Kylie-t ashtu siç ato dinë të bëjnë më mirë…

(Foto) Gishtat lart! Kardashians festojnë ditëlindjen e 21-të të Kylie-t ashtu siç ato dinë të bëjnë më mirë…
August 10
13:41 2018

Kur vjen puna tek ditëlindjet, të gjithëve na shkon mendja tek darkat me familjen apo edhe festat me alkool në shoqërinë e miqve më të ngushtë.

Gjithësesi, një ditëlindje “kaq e thjeshtë” nuk bën për familjen e famshme Kardashian, e cila nuk ka qenë kurrë e zakonshme, pasi gjithçka që ato bëjnë merr vëmendje.

Kylie ka festuar ditëlindjen e saj të 21-të në një festë luksoze me të gjithë motrat e saj si dhe Kris Jenner. Në një prej fotove të postuara në Instagram, ajo që shihet si përmbledhësja e mbrëmjes ka qenë ajo ku bukuroshet shfaqen me gishtat e mesit të ngritur, për të treguar si gjithnjë se janë të lira të bëjnë çfarë dëshirojnë pa i interesua për të tjerët.

Kylie, e bërë nënë vetëm para pak muajve shkëlqeu me floket e saj biondë të kapura dhe me nje fustan rozë të ndezur, ndërkohë që Kendall u shfaq me një fustan të ngushtë të zi me shkëlqim. Kim kishte veshur gjithashtu një fustan rozë me një të çarë në bel, ndërkohë që Khloe i dha një tjetër nuancë fotove me pantallona të ngjitura pas trupi dhe një “crop top” me gurë që kishin shkëlqim diamantësh.

Gjithashtu në festë ishin të pranishëm dhe partneri i Kylie, Travis Scott, Scott Disick dhe Malika Haqq.

Sigurisht që në fes0074ën e ditëlindjes së saj nuk mungonte asgjw, por fundja mos të harrojmë që “Kylie Cosmetics” arrin vlerën e 800 milionë dollarëve dhe ajo ka çdo të drejtë të organizojë festën më të mahnitshme të vitit.

Epo, gëzuar ditëlindjen edhe nga ne, Kylie! /Blitz.al/

It’s our 21st birthday

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

happy fucking birthday bitch

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Komento
Shperndaje