Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Fundjava e “çmendur” e motrave Bregu…

(Foto) Fundjava e “çmendur” e motrave Bregu…
November 19
13:23 2016

Kush ka motra botën ka! Kjo shprehje duket sikur qëndron perfekt edhe për motrat Bregu. Me dy prej tyre, deputeten Majlinda Bregu dhe moderatoren Ornela Bregu, njihemi më shumë për shkak të angazhimeve të tyre publike, ndërsa motra e tyre e vogël, Rovena, me profesion punonjëse sociale, ka zgjedhur të ketë një profil jo publik.

Ka qenë politikania Bregu ajo që ka postuar pak minuta më parë një foto shumë të këndshme, ku tri motrat ndodhen jashtë Tirane (me siguri jashtë shtetit) për të kaluar një fundjavë ndryshe në shoqërinë e njëra-tjetrës.

“Të ëmbla, të çmendura, të shqetësuara, motra!”- shkruan Bregu në këtë foto, që ka shumë dashuri në të gjitha detajet e saj./Blitz.al

Sweet,crazy,worried,love #motra❤️❤️❤️👣🌞🌘 @bakubregu @ornela_bregu

A photo posted by Majlinda Bregu (@m.bregu) on

Komento
Shperndaje