Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Flori Mumajesi në duet me Shkurte Gashin?

(Foto) Flori Mumajesi në duet me Shkurte Gashin?
October 28
16:59 2016

Këngëtarja shumë e njohur në Kosovë për muzikë popullore, Shkurte Gashi, ka publikuar një “selfie” me këngëtarin Flori Mumajesi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka shkruar përbri fotos: “Bashkimi bën fuqinë”.

fklori

Po të kthehemi në kohë, Shkurte Gashi ka bashkëpunuar disa herë me “Threedots” për të realizuar projektet e saj muzikore, por duke qenë se këtë herë ajo është shfaqur pikërisht me Flori Mumajesin, me shumë mundësi të dy këngëtaret do të sjellin një duet së bashku.

Nuk jemi të sigurt nëse do të ketë një duet mes tyre, por ajo që dimë me siguri është se nëse kjo do të jetë e vërtetë atëherë një këngë shumë e bukur pritet t’i shtohet repertorit të Flori Mumajesit dhe Shkurte Gashit e sigurisht të gjithë publikut që i ndjek me kënaqësi. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje