Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Fantastike! Rita Ora i thotë “Po” propozimit për martesë…

(Foto) Fantastike! Rita Ora i thotë “Po” propozimit për martesë…
October 21
16:01 2016

Vetëm përpara disa minutash, ndjekësit në Instagram janë habitur nga një foto që ka postuar këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila ka deklaruar se i ka thënë “Po” një propozimi për martesë.

rita-ora2

Në fakt, ky ka qenë një propozim “live” në skenën ku ndaheshin çmimet për “Teen Awards” organizuar nga BBC. Prezantuesi i njohur britanik, si dhe një nga folësit më të mirë të radios BBC, Nicholas Andrew, i është ulur në gjunjë këngëtares shqiptare duke e propozuar. Këtë moment ai e ka shpërndarë në Instagram, duke thënë: “Ajo tha po!”.

rita-ora

Ndërkohë që ndjekësit, si të Rita Orës ashtu edhe të prezantuesit, janë habitur nga ky lajm. Me siguri e gjitha kjo ka qenë vetëm pjesë e spektaklit, por janë të shumtë ata komentues që i simpatizojnë të dy dhe shpresojnë që kjo të jetë e vërtetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje