(Foto) Ermal Fejzullahu ndan momentin më emocionues nga arratisja romantike në Itali…

October 18
09:23
2016
Këngëtari Ermal Fejzullahu prej kohësh është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale. Atij i pëlqen që përveç fotografive nga koncerte të ndajë me ndjekësit edhe momente të veçanta që kalon me familjarët e tij, bashkëshorten dhe tre fëmijët.
Por këtë herë, postimi ka qenë paksa ndryshe nga herët e tjera. Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, festojnë 8- vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë një “arratisje romantike” në Itali me rastin e kësaj feste që ndajnë me njëri-tjetrin.
“Nga Italia me dashuri. 8 vite martesë… Të dua!” – është shprehur Ermali teksa kanë pozuar pranë kullës së Pizës.
Ermali dhe Ariana duken mjaft bukur së bashku, të mendosh edhe që janë prindër të 3 vogëlushëve simpatikë sikurse ata! /Blitz.al/