Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Enkel Demi dhe Mesila Doda, adhurues të rrokut

(Foto) Enkel Demi dhe Mesila Doda, adhurues të rrokut
November 26
20:35 2016

image image image image

Çifti i njohur Enkel Demi dhe Mesila Doda janë adhurues të rrokut. Gazetari i njohur dhe deputetja Doda kanë ndjekur mbrëmjen e sotme koncertin kushtuar këngëtarëve më “in” të rrokut të viteve 1990.

Blitz.al e ka fotografuar çiftin teksa ndjekin dhe shijojnë muzikën unike shqiptare. Gazetari Enkel Demi nuk ka ngurruar madje edhe të kërcejë herë pas here me këngët ritmike, ndërsa deputetja Doda duket më e tërhequr. Çifti ka marrë me vete edhe vajzën, e cila ka shijuar së bashku me prindërit e saj hitet shqiptare të viteve ’90.

Në Akademinë e Arteve është organizuar sot koncerti “Pop Rock Symphony Concert”, duke na kujtuar edhe njëherë këngët shqiptare që kanë qenë refren i jetës sonë./Blitz.al

Komento
Shperndaje