Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) “Eni majtas, Greta djathtas!” – kryeministri Rama ndan dy motrat Koçi…

(Foto) “Eni majtas, Greta djathtas!” – kryeministri Rama ndan dy motrat Koçi…
July 15
12:34 2017

Përveç muzikës, Greta Koçi përflitet mjaft për aderimin në Partinë Demokratike, ku dhe kandidoi për kryetare të Forumit Rinor të kësaj force partiake. Epo, duket se gjërat kanë ndryshuar…

Së fundmi, Greta dhe e motra, Eni, janë shfaqur përkrah kryeministrit Rama teksa pushojnë në një nga resortet turistike në vend.

Këtë na e ka treguar vetë kryeministri me një postim në Facebook, ku shkruan:

“Eni Koçi majtas, Greta Koçi djathtas!” – teksa Rama dhe Greta kanë ngritur nga dy gishta.

Një koment me nënkuptim ky nga kryeministri, i cili ndoshta kërkon të theksojë faktin se pavarësisht fotos, Greta vazhdon të mbetet ‘blu’, ndërkohë që motra e saj ka tjetër mendim. /Blitz.al/

Shperndaje