Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Emina Cunmulaj tregon me krenari origjinën: “Në katund ndihem si në shtëpi!”

September 08
12:26 2016

Emina Cunmulaj - Instagram

Modelja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ku edhe ka krijuar familjen e saj të bukur dhe është nënë e një vajze të vogël, Emina Cunmulaj, nuk harron asnjëherë të kthehet në origjinë.

Cunmulaj ka bërë një vizitë në shtëpinë e familjes së saj, që jeton në një pjesë tjetër të SHBA-së, por është ndier mjaft mirë pasi aty ende vazhdon të jetë shumë e prekshme tradita dhe kultura shqiptare. Duke filluar që nga arredimi i shtëpisë, te gatimi dhe mënyra e jetesës, edhe pse larg Shqipërisë, vihet re e njëjta atmosferë.

Kjo e ka bërë Eminën të ndihet e lumtur, ndaj dhe ka ndarë, nëpërmjet rrjeteve sociale, disa nga momentet që ka kaluar pranë babait së saj, nipit të vogël Aleksandër dhe kunatës.

Në Instagram ajo ka thënë se ndihet shumë mirë kur është në atë shtëpi, sikur të jetë në katund. Ndërkohë, në një fotografi të babait të saj me vajzën e vogël, Ella Faria, ajo ka treguar:  “Nga anët tona mbesën e quajnë nipe”. Siç edhe dihet, Emina Cunmulaj është nga pjesa veriore e Shqipërisë. Nga ana tjetër, në Snapchat ajo ka treguar disa nga gatimet shqiptare të përgatitura nga kunata e saj, si bukë misri, djathë i bardhë, kos – produkte ushqimore të cilat nuk mungojnë asnjëherë në tryezën shqiptare.

Thënë këto, me gjithë thjeshtësinë që e karakterizon gjithmonë, a mund të ketë një ambasadore më të mirë të kulturës e traditës shqiptare sesa Emina Cunmulaj? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje