Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto ekskluzive) Zyrtarizohet lidhja e Flori Mumajesit me Liberta Spahiun?

(Foto ekskluzive) Zyrtarizohet lidhja e Flori Mumajesit me Liberta Spahiun?
April 06
08:21 2017

Përgjatë këtyre ditëve, të gjitha portalet, si ato në Kosovë ashtu edhe ato në Shqipëri, kanë folur mbi një lidhje të mundshme dashurie mes kantautorit Flori Mumajesi dhe moderatores së emisionit “Prive”, Liberta Spahiu. Ndonëse gazetarët rozë janë munduar të lidhin fakte dhe detaje të ndryshme që çojnë në konkluzionin se Flori dhe Liberta janë në një lidhje, përveç fjalëve, nuk kishte asgjë konkrete.

Blitz.al, duke kërkuar në Instagram, ka ‘kapur’ një fotografi që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre. Siç mund ta shikoni, aty shfaqen disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë të Florit, siç janë Klaidi dhe Bruno si dhe… Liberta Spahiu në krahë të tij.

Pyetja jonë qëndron: A është ky një zyrtarizim i lidhjes së tyre kaq të përfolur, apo Flori dhe Liberta kanë pirë nga një gotë si për t’u kënaqur me gjithë këto lajme që vërtiten rreth tyre dhe janë vetëm miq?

Përgjigje, përveç protagonistëve nuk mund të na japë njeri tjetër, ndaj deri sa Flori apo Liberta të flasin vetë, neve na mbetet të shpresojmë që këto detaje janë të vërteta sepse duhet thënë se ata janë dy nga figurat më simpatike dhe të dashura në showbiz-in shqiptar dhe imagjinoni për një çast sikur t’i shihnim si çift! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje