Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto ekskluzive) Tuna shtatzënë? Ja me kë kapet mat në Prishtinë

(Foto ekskluzive) Tuna shtatzënë?  Ja me kë kapet mat në Prishtinë
October 24
13:32 2016

Lajmi se një nga këngëtaret më të njohura të showbizz-it shqiptar, Tuna Sejdi, është shtatzënë, ka pushtuar prej ditësh të gjitha mediat.

Është aluduar se këngëtarja është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pret një fëmijë me reperin e njohur të labelit “Babastars”, Cozman.  Miqtë e afërt të tyre e kanë mohuar lajmin e shtatzënisë, ndërkohë që asnjëri prej dy protagonistëve nuk është prononcuar. Ndërsa sot në redaksinë e Blitz.al kanë ardhur disa foto të Tunës në një lokal në Kosovë.

Ajo shfaqet në shoqërinë e Patrisit, vëllai i Robert Berishës. Më herët është përfolur se Tuna dhe Patrisi janë në një lidhje, mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre. Në fotot e ardhura në redaksinë e Blitz.al, Tuna dhe Patrisi nuk kanë shfaqur momente afrimiteti, edhe pse dëshmitarët thonë se Tuna ka qenë gjatë gjithë kohës e nervozuar dhe shikonte vazhdimisht rreth e përqark, sikur donte të zbulonte nëse po e shikonte kush. Në këtë pikë të historisë një tjetër pikëpyetje ngrihet: Mos ka gjë lidhje Patrisi me shtatzëninë e supozuar të Tunës, shtatzëni për të cilën këngëtarja nuk ka thënë asgjë deri tani, as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar? /Blitz.al/

q1 q2 q3 q4

Komento
Shperndaje