Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto ekskluzive) Një ‘latine’ në Shkodër, Tayna përgatitet për klipin e ri!

(Foto ekskluzive) Një ‘latine’ në Shkodër, Tayna përgatitet për klipin e ri!
June 13
12:34 2019

Rreth 3 muaj më parë Tayna ka publikuar klipin e saj “Kce”, por tashmë me ardhjen e sezonit veror ishim duke pritur për diçka të re. Dhe ajo po vjen!

Tayna është duke përgatitur klipin e ri, që pritet të jetë një këngë verore. Burime për Blitz.al kanë zbuluar se reperja ka përfunduar xhirimet e klipit, të cilat i ka realizuar në Shkodër dhe së shpejti pritet publikimi i këngës.

Tayna është paraqitur si një latine e vërtetë, pasi edhe kënga do të jetë pikërisht në këto ritme. Madje thuhet se edhe tituli i saj do të jetë “Latina”.

Ju mund të shihni disa foto nga prapaskenat e xhirimeve, të siguruara nga Blitz.al dhe le të presim të gjithë së bashku publikimin e klipit të ri./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje