Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto ekskluzive) Kështu Elvana Gjatën nuk e keni parë kurrë!

March 29
16:20 2016

Një video që Elvana Gjata ka hedhur sot në rrjetet sociale ka “çmendur” të gjithë fansat e saj. Në atë video këngëtarja shfaqet ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë deri sot: bionde, me flokët kaçurrela. Ka pak kohë që Elvana ka ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve, duke u bërë tërësisht bionde, ndërkohë që gjithmonë kishte luajtur me tonalitetet e kafes dhe të verdhës, por jo aq sa për t’u quajtur bionde. Ndryshimi këtë herë është akoma edhe më i madh, pasi këngëtarja është bërë edhe kaçurrelse. Rrallë herë ka ndodhur ta shohim Elvanën me flokë kaçurrela, pasi ajo preferon gjithmonë flokët e drejtë ose me onde të mëdha. Por ndryshimi është pritur shumë pozitivisht nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar pa fund në faqen e saj në Instagram. Nuk e dimë nëse ky ndryshim ka ardhur si pasojë e ndonjë klipi të ri që këngëtarja po realizon. Kujtojmë që klipi i fundit nga Elvana është publikuar vitin e kaluar, “Love me, love me”, këngë që u shndërrua në një nga hitet e 2015-s.

Shperndaje