Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto ekskluzive) Fejesa e madhe e Jon Gjebreas u mbajt dje: Zbuloni dekorin, detajet dhe të ftuarit!

(Foto ekskluzive) Fejesa e madhe e Jon Gjebreas u mbajt dje: Zbuloni dekorin, detajet dhe të ftuarit!
January 12
13:40 2018

Të shtunën mbrëma të gjithë folën për fejesën e Jon Gjebreas dhe Merlin Haxhiymerit. Duke qenë se Ardit Gjebrea është ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit, medoemos edhe fejesa e të birit do të pritej me kuriozitet.

Ndonëse pamë se të shtunën dy familjet e të rinjve darkuan bashkë, ku Joni e Merlin ndërruan edhe unazat, asgjë s’paska mbaruar me kaq.

Festa e madhe në fakt ka ndodhur pikërisht dje. Burime për Blitz.al tregojnë se mbrëmjen e djeshme, në një nga restorantet e Tiranës, Joni dhe Merlin kishin ftuar të gjithë miqtë e tyre më të mirë për të festuar bashkë. Nën ritmet e muzikës festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, kur Joni ka djegur dhe atë që quhet, shamia e beqarit.

Më poshtë ju tregojmë disa foto ekskluzive nga festa e bukur, ndërkohë që s’mbetet gjë tjetër veçse të urojmë dhe një herë dyshen simpatike, Jon dhe Merlin! /Blitz.al/

Shperndaje