Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) E kujt është dora fatlume që prek të pasmet e Belen Rodriguez?

June 30
20:04 2016

Vera e Belen Rodriguez në Ibiza po bëhet gjithnjë e më e nxehtë!

Këtë herë nuk bëhet fjalë për pilotin e Moto GP, Andrea Iannone, por për mikun e saj të pandashëm, stilistin Giuseppe Di Cecca.

Fotot e publikuara nga e përjavshmja “Novella 2000”, tregojnë se bukuroshja, mes shakave e shumë të qeshurave i ka lejuar më shumë se zakonisht përkëdheljet e mikut të saj.

Një shpullë ledhatuese në të pasmet e argjentinases po i çmend të gjithë.

Belen dhe Giuseppe janë miq prej shumë vitesh. Gjatë kësaj periudhe kanë ndarë së bashku shumë gjëra, duke filluar që nga tatuazhi i famshëm i fluturës, që ishte ide pikërisht e stilistit.

Duket se pushimet po i kalon në shoqëri shumë të mirë, e madje në mënyrën më të mirë.

Po Andrea Iannone ç’mendim ka për të tilla përkëdhelje?

Etiketimet
Shperndaje