Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) E diela e veçantë e Viola Spiros

May 22
14:12 2016

 

Moderatorja bukuroshe Viola Spiro nuk e ka mohuar asnjëherë faktin se ka një lidhje të ngushtë me mamanë e saj. Madje Viola edhe në dalje publike ka theksuar disa herë se mamaja e saj është si një shoqe e ngushtë për të. Duket se nënë e bijë me të vërtetë ndajnë një marrëdhënie të ngushtë shoqërore me njëra-tjetrën dhe kështu kanë vendosur të kalojnë bashkë vetëm të dyja ditën e sotme.

Viola Spiro ka shpërndarë disa foto dhe video në Snapchat-in e saj, ku bashkë me të ëmën, të veshura të dyja sportive, kanë vendosur të bëjnë një piknik në natyrë të qetë. Viola na ka treguar gjithashtu edhe ushqimet që ato kanë marrë me vete, ndërkohë që shkëmben batuta me mamanë e saj, si për shembull në një moment kur mamaja e Violës shprehet: “Popullorçe do hamë sot!” dhe bukuroshja vazhdon të qeshë.

Duket se ato të dyja e kanë gjetur një zgjidhje perfekte për të kaluar këtë ditë të bukur të diele, ndiqni foto nga momentet që po kalojnë ato sepse ku i dihet, mund të frymëzoheni për të bërë një piknik të lezetshëm siç ka bërë Viola me mamanë e saj sot.

Shperndaje