Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) E akuzuan se na mashtroi me shtatzëninë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” më në fund tregon barkun e rrumbullakosur

(Foto) E akuzuan se na mashtroi me shtatzëninë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” më në fund tregon barkun e rrumbullakosur
December 21
10:56 2017

Mediat e diskutuan gjatë foton familjare të Kardashianëve për Krishtlindje. Khloe nuk dukej aspak si një grua në pritje të ëmbël, por si ajo “e zakonshmja”, tërhqëse dhe seksi. Fotoja u kritikua e ngriti pikëpyetje mbi shtatzëninë e saj, por vet ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka reaguar në një shkrim tejet emocional, duke na treguar barkun e saj të rrumbullakosur.

Khloe ka treguar emocionet e mëdha që po ndjen tani  që po bëhet nënë për herë të parë. Ajo shpjegon se bashkë me partnerin Tristan Thompson vendosën ta mbanin sa më të fshehtë për ta shijuar këtë ndjesi deri në maksimum.

“Ëndrra ime më e madhe u realizua! Ne do të bëhemi me fëmijë! Kam pritur dhe imagjinuar kaq kohë, por Zoti e paska patur një plan. Ai e dinte çfarë po bënte. Duhej thjesht të kisha besim dhe durim tek Ai. Shpesh s’e besoj dot se nga dashuria jonë u krijua një jetë! Tristan, faleminderit që më dashuron siç di ti! Faleminderit që më trajton si një mbretëreshë! Faleminderit që më bën të ndihem e lumtur në çdo fazë! Tristan, mbi të gjitha faleminderit që më bëre nënë! E bëre këtë përvojë më magjike se ç’mund ta kisha përfytyruar ndonjëherë! S’do ta harroj kurrë sa i mrekullueshëm je treguar me mua gjatë gjithë kësaj kohe! Faleminderit që më bën të lumtur, dashuria ime!”,- shkruan ndër të tjera Khloe.

Ky padiskutim ka qenë viti i shtatzënive në familjen Kardashian pasi edhe Kim edhe Kylie janë në pritje të ëmbël. /Blitz.al/

My greatest dream realized! We are having a baby! I had been waiting and wondering but God had a plan all along. He knew what He was doing. I simply had to trust in Him and be patient. I still at times can’t believe that our love created life! Tristan, thank you for loving me the way that you do! Thank you for treating me like a Queen! Thank you for making me feel beautiful at all stages! Tristan, most of all, Thank you for making me a MOMMY!!! You have made this experience even more magical than I could have envisioned! I will never forget how wonderful you’ve been to me during this time! Thank you for making me so happy my love! Thank you to everyone for the love and positive vibes! I know we’ve been keeping this quiet but we wanted to enjoy this between our family and close friends as long as we could privately. To enjoy our first precious moments just us ❤️ Thank you all for understanding. I am so thankful, excited, nervous, eager, overjoyed and scared all in one! But it’s the best bundle of feelings I’ve ever felt in my life! ❤️❤️❤️

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Komento
Shperndaje