Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Dua Lipa nostalgjike, i rikthehet ditëve kur ajo dhe e motra kanë qenë të vogla

(Foto) Dua Lipa nostalgjike, i rikthehet ditëve kur ajo dhe e motra kanë qenë të vogla
September 04
10:20 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare që po korr sukses edhe në skena botërore, Dua Lipa, e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele duke u bërë nostalgjike.

Në llogarinë e saj në Instagram, Lipa ka postuar një fotografi kur ajo dhe e motra, Rina Lipa, janë shumë të vogla. Bashkangjitur fotografisë Dua ka shkruar se i mungon shumë e motra e cila është tejet e shtrenjtë për të.

Sigurisht angazhimet e saj të shumta në koncerte të ndryshme e kanë larguar disi nga familja, edhe pse duhet thënë se Dua Lipa është një nga këngëtaret e pakta e cila e ka gjithnjë familjen pas vetes si dhe menaxhohet nga babai i saj.

Epo, në fund të fundit, nuk mund të largohet shumë nga tradita shqiptare e familjes së bashkuar apo jo? /Blitz.al/

Dua Lipa - Instagram

 

Komento
Shperndaje