Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Dua Lipa mes Jaden Smith dhe Jonah Hill

August 03
09:29 2016

Dua Lipa - Instagram

Këngëtarja me origjinë shqiptare, që po korr mjaft sukses në skenat ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se ka prekur edhe një ëndërr televizive. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin shumë të njohur në Amerikë, “The Tonight Show”, të moderatorit Jimmy Fallon. Ky emision transmetohet vonë në mbrëmje dhe është një “talk show” ku personazhet e ftuar flasin mbi veten dhe karrierën e tyre, por sigurisht ka edhe ndërhyrje me batutë nga moderatori.

Dua Lipa ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në emision, ku shfaqet vërtet e lumtur. Këngëtarja ka performuar aty edhe hit-in e saj, “Hotter than hell”.

Por këngëtarja shqiptare nuk ka qenë e vetmja e ftuar e mbrëmjes, sepse krah saj kanë qenë edhe djali i Will Smith, Jaden Smith, si dhe komediani Jonah Hill.

Duhet thënë se Dua Lipa po na bën të gjithëve krenarë, ndërkohë që ne presim të tjera arritje nga ajo. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje