Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Dua Lipa krah personazheve të njohur shqiptarë për një kauzë të madhe

(Foto) Dua Lipa krah personazheve të njohur shqiptarë për një kauzë të madhe
November 03
20:04 2016

Është lajmëruar që prej ditës së djeshme në mediat kosovare se do të mbahej një mbrëmje bamirësie në New York për fëmijët dhe gratë në nevojë të Kosovës. Mediat raportuan se këngëtarja Dua Lipa do të ishte pjesëmarrëse në këtë event, pasi ajo ka krijuar fondacionin e saj të bamirësisë me bazë Prishtinën.

Por mesa duket, këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë në shoqëri të mirë mes të njohurish shqiptarë, pasi ajo është fotografuar në krahë të ish-miss Albanias, Agnesa Vuthaj dhe këngëtarit me origjinë shqiptare, Albert Stanaj.

Ata janë fotografuar të qeshur dhe me siguri e kanë kaluar mjaft mirë këtë mbrëmje mes shqiptarësh, ku edhe kauza për të cilën janë mbledhur është rëndësishme. /Blitz.al/

 

14914770_10210449737937705_882798951_n

14975724_10210449737977706_409310389_o

 

Komento
Shperndaje