Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Djali i Madonna-s, si një i pastrehë në rrugët e Londrës

July 07
17:23 2016

Vetëm para pak javëve arriti të bënte paqe me mamanë e tij – këngëtaren Madonna, ama 15-vjeçari Rocco vazhdon t’i shqetësojë prindrit.

Djaloshi rebel i lindur nga martesa mes Guy Ritchie dhe Madonna-s, është shfaqur si një i pastrehë në qytetin e Londrës, nga fotot që janë publikuar në revistën e përjavshme “Novella 200”.

Poshtë njërës prej urave të lumit Tamiz, me një pamje të çrregullt Rocco të jep pamjen e një barboni.

Ai duket që qëndron i ulur mes disa njerëzve të tjerë, duke kërkuar të fshihet me një kapele blu, ndërkohë që e kalon kohën duke pirë duhan dhe birrë.

Larg së ëmës e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai vazhdon t’i shpëtojë kontrollit prindëror.
Kujtojmë se për të, Madonna qau para pak kohësh në skenën e një koncerti. Kushedi ç’mund të ketë menduar pasi ka parë këto foto…

Shperndaje