Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Destinacionet që zgjodhën VIP-at shqiptarë për pushime

September 04
15:25 2016

Dafina Zeqiri- San Torini, Greqi

Picture 1 of 12

Sezoni veror është duke përfunduar dhe bashkë me të kanë përfunduar pushimet edhe disa prej personazheve të famshëm të ekranit shqiptar.

Pavarsisht ngarkesës që mund të ketë patur sezoni veror nuk do të thotë që personazhet e njohur nuk kanë gjetur disa ditë kohë për tu relaksuar në ndonjë plazh të bukur brenda apo jashtë Shqipërisë.

Shumë këngëtarë kanë vizituar plazhet e Shqipërisë gjatë koncerteve që kanë dhënë por edhe personazhe  të tjerë kanë zgjedhur  Jugun e Shqipërisë  për pak ditë ose një fundjavë kurse destinacioni i pushimeve është i largët.

Turqia dhe Greqia kanë qenë dy prej destinacioneve “kryesore” për këtë verë por disa të famshëm kanë zgjedhur edhe vende të tjera.

Ishujt grekë kanë qenë gjithmonë një perlë dhe kjo është një ndër arsyet që Dafina Zeqiri dhe Afërdita Dreshaj kanë zgjedhur San Torinin përkrah të dashurve të tyre.  Gjithashtu Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku pas pushimeve në Afrikë kanë shkuar për të tjera pushime në Khepalonia/Greqi.

Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Rozana Radi, Enca Haxhia dhe Ardit Gjebera kanë pushuar në resortet luksoze të Turqisë. Madje mund të themi se moderatori Ardit Gjebrea është një turist besnik i Turqisë.

Një tjetër destinacion është Republika Domenikane, ku nuk mund të lemë pa përmendur  pushimet   e Blendi Fevziut dhe Luana Vjollcës në Punta Cana . Kurse Fjolla Morina ka bërë një zgjedhje ndryshe dhe ka pushuar në një ndër plazhet e bukura të Spanjës. Për Aurela Hoxhën pushimet këtë vit kanë nisur pak më herët në Maldive e më pas në Ibiza, në Spanjë.

Me pak fjalë, VIP-at shqiptarë kanë qënë thuajse në çdo cep të botës gjatë sezonit veror, shfletoni galerinë për të parë disa prej vendeve ku kanë zgjedhur të pushojnë disa prej tyre./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje