Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Dakota Johnson, topless në xhirimet e “50 hijet më të errëta të Grey-t”

July 13
12:06 2016

...

Picture 1 of 13

Xhirimet e “50 hijet më të errëta të Grey-t” kanë filluar dhe protagonistja Dakota Johnson duket më në formë se kurrë.

Këtë të martë  janë xhiruar skena në plazhet e Francës, ku Johnson është shfaqur topless brenda një jahti  në shoqërinë e Jamie Dornan ose zotit Grey, edhe pse prapa kamerave ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e aktorit. E gjithë bota i pa skenat erotike me Johnson dhe Dornan vitin e kaluar dhe aktorja edhe njëherë ka tërhequr vëmendjen. Ajo e ka hequr një moment pjesën e sipërme të rrobave të plazhit në prani të ekuipazhit dhe stafit të punës. Skena romantike duket se do të shfaqen në filmin e radhës, ku Jamie i zbërthen bikinin aktores dhe i bën masazh në një shtrat në breg të detit. Xhirimet më vonë janë zhvendosur në det, ku Dakota dhe Jamie kanë bërë një xhiro me motor uji dhe ku aktorja i ka hedhur krahët drejt belit.

Duhet përmendur se bashkëshortja e Dornan ka qenë e pranishme gjatë të gjitha xhirimeve dhe nuk e ka lënë asnjëherë vetëm aktorin.

Komento
Shperndaje