Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Dafina Zeqiri po fshin një tjetër tatuazh, ja se cilin…

September 05
13:02 2016

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga artistet shqiptare që preferon të pikturojë trupin e saj me tatuazhe dhe duhet thënë se këto e bëjnë me të vërtetë të ketë një stil ndryshe nga koleget e saj.

Mirëpo, edhe pse Dafina i preferon shumë tatuazhet, duket se për një arsye ose tjetër ajo pendohet pas disa kohësh dhe i fshin. Ajo fshiu disa nga tatuazhet që kishte në gishtat e dorës (frymëzuar nga Rihanna) vetëm disa muaj më parë, ndërkohë që sot ka vendosur të fshijë një tatuazh në krah.

Bëhet fjalë për thënien “What doesn’t kill you make you stronger (Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë)”, që Dafina ka menduar se është momenti për ta fshirë. Në të njëjtin vend ajo ka fshirë më parë edhe një tjetër tatuazh.

Nuk dimë ende arsyen se pse Dafina gjithmonë vendos të fshijë tatuazhet në këtë pjesë të trupit, megjithatë duhet thënë se këngëtarja vendos të piktorjë trupin për të shprehur ndjesi të momentit, ndaj dhe mund të ndodhë të ndryshojë mendje më vonë. /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje