Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Çfarë po kurdisin Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu? Ka vetëm një person që e di të vërtetën

(Foto) Çfarë po kurdisin Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu? Ka vetëm një person që e di të vërtetën
November 13
09:46 2016

Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu shumë shpejt do të sjellin bashkëpunimin e tyre të fundit.

Të dy këngëtarët janë ndër më të pëlqyerit në trevat shqiptare dhe fansat e tyre janë gjithë sy e veshë në pritje të këtij projekti. Ndoshta shumë prej jush janë kuriozë të dinë më shumë për këngën, e cila mendohet të jetë përfunduar dhe do të finalizohet me një klip, por këto “sekrete” i di veç Renee, vajza e Nora Istrefit.

Duket se vogëlushja është duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në muzikë dhe ndjek mamin e saj në projektet e njëpasnjëshme. Këtë herë, Renee është shfaqur në një fotografi bashkë me këngëtarin Ermal Fejzullahu, ndoshta në një prej takimeve të Norës dhe Ermalit për këngën e re. Dihet se dy këngëtarët janë miq me njëri-tjetrin.

Mami Nora duhet të jetë shumë e lumtur që Renee e shoqëron dhe është prezente në projektet e saj. Ndoshta në një të ardhme edhe Renee do e pëlqejë shumë muzikën, aq sa ta kthejë në profesion njësoj si dy prindërit e saj./Blitz.al/

reneee

nora15

Komento
Shperndaje