Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Çfarë ndodhi dje në “Top Awards”?

June 25
09:47 2016

Dje në mbrëmje të gjithë kanë pasur sytë nga eventi më i ri muzikor  në vend “Top Music Awards” që u prit me padurim nga publiku pasi këngët dhe artistët më në zë të vitit kanë qenë të nominuar në kategoritë përkatëse. Megjithatë që prej fillimit të shpalljes së kategorive nga organizatorët pati polemika dhe kundërshti nga disa artistë që, edhe pse me klikime të shumta të këngëve të tyre në Youtube, nuk kishin një vend në listën e të nominuarve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve nisi me një tapet të kuq, ashtu siç e do zakoni në evente të tilla. Mikpritësit e tapetit të kuq kanë qenë Xhemi Shehu dhe Isli Islami, të cilët për rreth një orë kanë pritur jo vetëm disa prej artistëve të nominuar, si: NRG Band, Kida, Ledri Vula, Era Istrefi, Alban Skënderaj, MC Kresha, por edhe organizatorët: Ledion Liço së bashku me Sara Hoxhën dhe sigurisht Lori Hoxha. Përveç tyre në tapetin e kuq kaluan edhe artistë të tjerë e personazhe publikë, të cilët ishin të ftuar për të ndjekur nga afër eventin.

Organizimi i këtij eventi ishte konceptuar me performancat e disa prej artistëve të nominuar dhe sigurisht personazhet publikë janë ngjitur në skenë pas performancave të artistëve për të ndarë edhe 12 çmimet përkatëse  sipas kategorive. Mbrëmjen e ka çelur performanca e Kidës, duke iu bashkuar Mozzik më pas Getinjo dhe Endri. Performanca tjetër ka qenë e grupit NRG Band së bashku me DJ Aldo dhe është ndjekur më pas nga Capital T. Një tjetër performancë, që u pëlqye nga publiku, ka qenë ajo e MC Kreshës e më pas Lyrical Son. Kjo u ndoq nga kënga e Ardian Bujupit dhe Dalool dhe më pas Ledri Vula me “Kings”. Pas tij është ngjitur në skenë Alban Ramosaj me “A më do” dhe Alban Skënderaj, i cili i këndoi të tria këngët me të cilat ishte i nominuar dhe lista e performancave është mbyllur me Era Istrefin.

Lista e çmimeve së bashku me fituesit vijon si më poshtë:

Artist to Watch – Kida

Female Artist of the Year – Era Istrefi

Male Artist of the Year – Alban Skënderaj

Avangard Award – MC Kresha

Group of the Year – NRG Band

Top Albania Radio Hit of the Year – Alban Skënderaj

Collaboration of the Year – Era Istrefi dhe Ledri Vula

Video of the Year – Capital T

Song of the Year – Era Istrefi me “Bon Bon”

My Music Hit of the Year – Ledri Vula

Viewers Choice – Noizy

Achevement Award – Alban Skënderaj

 

Shperndaje