Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Bes Kallaku pranë aktorit me famë botërore: “Kërkoi vetë të bënte foto me mua”

September 09
09:15 2016

Bes Kallaku - Instagram

Aktori i humorit, Bes Kallaku, që tanimë njerëzit e njohin edhe si “Skifteri”, prej rolit të tij në emisionin “Portokalli”, ka pasur shansin që mbrëmjen e djeshme të darkojë dhe të fotografohet pranë një aktori me famë botërore.

Është bërë e njohur që Gabriel Garko ndodhet në Tiranë, sepse do të jetë pjesë e kastit të filmit “Lazarat burning” që do të dalë në vitin 2017. Nisur nga ky fakt, Garko po përpiqet të ndihet si në shtëpi dhe dje ka darkuar me disa nga pjesëtarët e tjerë të kastit të filmit. Pikërisht aty ka takuar edhe Besin.

Me humor ky i fundit ka publikuar një fotografi në Instagram, duke thënë: “Mtha vet er ejj. O Skifter amon a ta boj i foto me ty, se herën e parë kam qën në gjumë kur dolëm bashkë më tha, Gabriel Garko pra…”, – ka përfunduar ai.

Sigurisht edhe ndjekësit kanë reaguar me humor ndaj Besit, duke i thënë se Gabriel Garko duhet ta ketë për nder që pozon pranë “Skifterit”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje