Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Bes Kallaku i guximshëm, bën tatuazh portretin e këtij personazhi të njohur!

(Foto) Bes Kallaku i guximshëm, bën tatuazh portretin e këtij personazhi të njohur!
October 19
10:40 2016

Aktori i njohur komedian Bes Kallaku, që në shumicën e rasteve jemi mësuar ta shohim në situata humoristike, nuk ngurron që t’i prezantojë publikut edhe një anë tjetër të tijën.

Vetëm përpara disa minutash ai ka postuar në Instagram një foto ku tregon se ka bërë tatuazh portretin e At Zef Pllumit dhe poshtë portretit ka shkruar edhe titullin e librit të shkruar nga ai: “Rrno vetëm për me tregue…”. Këtë tatuazh në pjesën e kraharorit Bes Kallaku ndihet shumë i lumtur që e ka realizuar dhe madje ka shkëputur edhe një pjesë prej librit duke e shkruar si diçiturë të fotos.

beskallaku

“Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si evropjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut”, – ka shkruar ai ndërkohë që ka vazhduar më tej: “Franceskani Pader Zef Pllumi vuajti 23 vjet në burgjet e diktaturës. Në një qeli me hoxhën Hafiz Derguti, i cili do bëhej miku i tij më i mirë. Një bashkëjetesë dhe harmoni në kushtet e asaj kohe. Kush e ka lexu “Rrno vetëm për me tregue” e di”,- ka përfunduar Besi.

Ky është një gjest shumë i guximshëm nga ana e aktorit dhe është komplimentuar edhe nga ndjekësit në Instagram. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje