Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Belen Rodriguez në lidhje me pilotin e Moto GP?

(Foto) Belen Rodriguez në lidhje me pilotin e Moto GP?
June 15
21:06 2016

Belen Rodriguez me të dashur të ri?

Ka të paktën dy javë tashmë që në Itali përflitet një marrëdhënie deri diku e fshehtë mes moderatores bukuroshe nga Argjentina dhe pilotit të Moto GP, Andrea Iannone.

Mediat rozë flasin se dy të rinjtë janë parë krah njëri-tjetrit në të paktën dy raste.

Ajo që i ka bërë më të “zjarrtë” zërat për një lidhje të mundshme është një fotografi e shkrepur në “Sestri Levante”, ku ata janë parë në të njëjtën tavolinë, të shoqëruar nga miq të përbashkët. Por jo vetëm kaq; thuhet se janë takuar edhe në një lokal të Milanos.

Ka qenë vëllai i Belen, prej kohësh mik i pilotit, ai që i ka prezantuar të dy.

Në fakt, javët e fundit Iannone ka qenë protagonist në dy aksidente të shkaktuara prej tij në Moto GP: një me Dovizioso-n e një tjetër me spanjollin Jorge Lorenzo. Ku ta ketë mendjen vallë këto kohë?

Belen

Etiketimet
Shperndaje