Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Belen Rodriguez “kërcënon” të dashurin me pirun në dorë. Zënka e parë publike e çiftit

September 26
18:02 2016

...

Pas fotografisë së puthjes së parë, e cila zyrtarizoi në mediat rozë lidhjen e tyre, vjen edhe zënka e parë për çiftin e momentit në Itali, Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone.

Revista javore “Eva 2000” ka kapur momentet e zënkës, ku në fakt “viktima” duket të jetë piloti i Moto GP, ndërkohë që bukuroshja argjentinase nuk shfaqet aspak e qetë, me një pirun në dorë.

Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të ngjarjes, por sipas revistës kjo gjendje zgjati pak dhe pas disa minutave situata mes të dyve u qetësua.

Kujtojmë se Belen është fotografuar disa herë në momente të tilla ku nuk ka mundur të ruajë qetësinë, edhe kur ka qenë e lidhur me balerinin Stefano De Martino apo me Fabrizio Corona-n. Këtë gjë ajo shpesh e ka justifikuar me faktin se është shumë pasionante, edhe në momente nervozizmi.

Gjithsesi, ajo që i ka habitur më shumë fansat e të dyve është momenti kur Belen i drejton pirunin në fytyrë Iannones.

Komento
Shperndaje