Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Belen ndjek garën e Moto GP. Konfirmohet marrëdhënia me Andrea Iannone-n?

August 15
20:03 2016

Ka rezultuar fatsjellëse për Andrea Iannone-n prezenca e bukuroshes Belen Rodriguez në bokset e skuderisë “Ducati” ditën e djeshme, gjatë garës në Spielberg të Austrisë.

Në fakt, piloti italian ishte protagonist i ditës në Moto GP, duke arritur fitoren e parë në karrierë në kompeticionin më të rëndësishëm të motorëve.

Është përfolur gjatë gjithë verës për një lidhje të mundshme të tyre, gjë e mohuar vazhdimisht nga të dy. Të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë Iannone dje, kur  gjatë intervistës për “Sky Sport” është përgjigjur se për të Belen është një mike speciale!

“Mes nesh ekziston një raport i veçantë. Ajo erdhi për të parë garën dhe më bëhet qejfi që u kënaq. Kemi kaluar disa ditë bashkë, por i njoh familjen dhe jemi thjesht miq”, – shprehet ai si për të shuar zërat, edhe pse është e vështirë të besohet se mes tyre nuk ka më shumë se miqësi! /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje